FSK në vend të KFOR në Veri? Serbia i përgjigjet SHBA-së!
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2025, 20:37
Kosovë&Rajon

Tërheqja e mundshme e SHBA nga misioni i KFOR në Kosovë nuk ka sjellë shqetësim vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç përmes një reagimi zyrtar e cilëson të papranueshme që Forcat e Sigurisë së Kosovës të zëvendësojnë KFOR-in në zonat serbe.
"Kjo është shumë e rrezikshme për ne dhe ne nuk e dimë nëse Amerika do t'i shpërndajë forcat e saj të armatosura ndryshe në Evropë.
Ne do të monitorojmë dhe vlerësojmë se çfarë do të thotë kjo në aspektin e sigurisë së Serbisë dhe serbëve në Kosovë”, shprehet Vuçeviç.


