Detaje/ Si SPAK futi në kurth Safet Bajrin pasi dështoi operacioni i RENEA-s!

Aktualitet

Detaje/ Si SPAK futi në kurth Safet Bajrin pasi dështoi operacioni i

Gazetari Igli Çelemta ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e Safet Bajrit. Ai tregoi se si SPAK, pasi nuk arriti ta kapte Bajrin gjatë një operacioni të RENEA, përdori një strategji tjetër për ta futur në kurth.

Sipas gazetarit pas dështimit të operacionit, autoritetet dolën me një deklaratë zyrtare duke theksuar se kontrollet në Shkodër nuk kishin lidhje me Safet Bajrin, por me një përplasje me armë në fshatin Rrënzë. Kjo lëvizje bëri që Bajri të dalë publikisht dhe të mohojë çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe në masakrën e Bushatit.

“Tre ditë më parë, më 18 shkurt, në Shkodër, forcat operacionale dhe ato të RENEA-s ndërmorën një operacion në lagjen Dobraç me qëllim shoqërimin e Safet Bajrit, por ai nuk u gjet.

SPAK e futi në kurth Safet Bajrin duke dalë me këtë njoftim zyrtar vetëm një ditë pas kontrollit, ku deklaroi se kishte nisur një procedim penal ndaj tre personave për ngjarjen në fshatin Rrenzë të Bushatit.

Në këtë procedim, emri i Bajrit nuk figuronte, ndërkohë që për të kishte një masë sigurie nga SPAK e datës 17 shkurt.

Lidhur me këtë ngjarje, Safet Bajri ka dhënë një intervistë ku pohon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fshatin Rrenzë dhe me masakrën e Bushatit. Ndërkohë, i fshehur në sirtarët e Gjykatës së Posaçme, paska qenë një urdhër-arresti i lëshuar ndaj tij.

Pasi RENEA nuk e gjeti dot, duket se autoritetet ndryshuan strategji. Ata e ftuan për një procedurë të zakonshme, por sapo u paraqit në polici, e arrestuan dhe e transferuan në Tiranë, ku iu komunikua akuza dhe masa e sigurisë", tha gazetari në Euronews.

ME TE LEXUARAT