KQZ deklaron pjesëmarrjen në zgjedhje deri në 16.30, interes i ulët

Kosovë&Rajon

KQZ deklaron pjesëmarrjen në zgjedhje deri në 16.30, interes i

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e të dhënave në uebfaqen ka bërë publike se deri në orën 16:28, drejtën e votës e kanë ushtruar 566,277 qytetarë apo 28.73 për qind.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi përmes një konference për media ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke shkuar në rregull.

 “Procesi zgjedhor është duke vazhduar pa probleme që do ta cenonin mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi, KQZ ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e duhur për të marrë hapat e duhur për procesin e votimit në vendvotime”, ka theksuar Elezi.

Elezi ka komentuar ankesat se shenja që po vendoset në gisht te votuesit, pas një kohe po fshihet. Ai ka deklaruar se kjo nuk është e vetmja masë që KQZ merr parasysh që një person është votues. Elezi tha se KQZ-ja edhe prova tjera.

“Gjatë ditës së sotme kemi pranuar informacione se ngjyra matrikuluese e cila vendoset në gisht, po fshihet pas një kohe të shkurtër.

E para, ecuria e gjithmbarshme e procesit zgjedhor përfshirë dhe këto çështje do të jenë pjesë e analizës së mëvonshme lidhur e përgatitjet që janë bërë edhe lidhur me sfidat që jemi ballafaquar. E dyta, vendosja e shenjës në gisht nuk është e vetmja masë e sigurisë që përdoret nga KQZ që garanton procesin e votimit.

Të gjithë personat që votojnë duhet që pasi të identifikoheni në vendvotime përmes dokumenteve zyrtare të nënshkruani në hapësirën e emrit, pra duke konfirmuar që po marrin pjesë në vendvotim. Ky nënshkrim ia pamundëson një votuesi që të votojë sërish”, ka deklaruar ai.

ME TE LEXUARAT