Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken: Është djalë i keq!

Bota

Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit

Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

“Djalë i keq. Hiqjani lejet”, i tha Trump gazetës New York Post për Blinken, Sekretarin e Shtetit të Biden.

Ky veprim erdhi një ditë pasi Trump deklaroi se kishte hequr autorizimin e sigurisë për paraardhësin e tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës.

Trump gjithashtu hoqi autorizimet e sigurisë për Zëvendës Prokuroren e Përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitoli.

Ata shtuan se Trump hoqi gjithashtu autorizimet e sigurisë për Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, të cilët kanë udhëhequr çështje ligjore kundër Trump.

Edhe pse këto revokime mund të mos kenë ndikim të menjëhershëm, ato janë një tjetër shenjë e përçarjes në Uashington.

Ish-presidentët amerikanë tradicionalisht kanë marrë informacione të inteligjencës për t’i ndihmuar presidentët në detyrë me këshilla mbi sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Në vitin 2021, Biden revokoi autorizimin e sigurisë për Trump, i cili në atë kohë ishte ish-president./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion