‘Festë’ me këngë në kuvendin maqedonas, Ali Ahmeti i këndon shqiptarit që luftoi serbët

Sot për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm është një ditë historike. Për herë të parë në krye të qeverisë do të vijë një kryeministër shqiptar. Do të jetë Talat Xhaferi ai që do të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.
Teksa Xhaferi pritet të bëhet kryeministër, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shfaqet në një video teksa këndon këngën për Kalosh Danin, një këngë patriotike.
Më herët, Ahmeti e ka konsideruar historike si për shqiptarët dhe për maqedonasit zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në RMV.
Kalosh Dani ka marrë pjesë në luftën e Karbunicës, 1903, bashkë me babain Dan Celiku, në kuadër të çetës së Sefer Zajazit. Veprimtaria e Kaloshit nuk ishte e kufizuar vetëm në Kërçovë, çeta e tij qysh nga viti 1919 vepronte në zona të ndryshme në Maqedoni,


