“M'u lut para 1 viti që të vrisja Liridonën”, zbardhet dëshmia e nipit të Naimit Murselit

Kosovë&Rajon

“M'u lut para 1 viti që të vrisja Liridonën”,

Kushtrim Kokalla, i arrestuar i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Naim Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës për ta përfunduar planin e tij.

Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh nipi  i Naim Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë nga Murseli, për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos te bëjë asnjëherë.

“Vlen të përmend se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.

Në dëshminë e tij, Kokalla pranon se Naim Murseli e dorasi i Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

Kokalla ka dhënë detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion