Shoferin e ndjek tersi, përplas një makinë dhe largohet nga vendngjarja, por aksidentohet sërish

Kosovë&Rajon

Shoferin e ndjek tersi, përplas një makinë dhe largohet nga

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku një shofer, ndërsa drejtonte automjetin ka shkaktuar aksident.

Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, pak më vonë ai është aksidentuar sërish, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

“Prishtinë / 09.03.2024 – 06:00. I dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka vazhduar rrugën e më pas është vetë aksidentuar.

 Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, një mashkull dhe tri femra kosovare. I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion