E rëndë në Kosovë, e mitura dhunon prindërit e saj, përfundon në burg
Lajmifundit
/
2 September 2021, 10:19
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, Obiliq. Policia ka bërë me dije se një e mitur, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije, ka dhunuar prindërit e saj, të cilët tani po marrin trajtim nga mjekët. Nuk dihet shkaku i ngjarjes, por policia njofton se e mitura ka përfunduar në burg.
“DHUNË FAMILJARE /Obiliq, 01.09.2021, 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.


