Të dashuruar pas alpinizmit, njihuni me çiftin që u martuan në malin 6,439 m lartësi (Foto)

Soft

Të dashuruar pas alpinizmit, njihuni me çiftin që u martuan

Një ceremoni martesore në maj të malit nuk kishim parë kurrë, por cifti nga Bolivia na tregoi se çdo gjë mund të ndodhë. Bëhet fjalë për Johny Pacheko dhe Haidi Pako të cilët preferuan që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në malin Ilimani, në mënyrën më të pazakontë të parë ndonjëherë.

Ndryshe nga nuset me këpucë të larta dhe kurorë, Haidi ka preferuar që të lidhet nga pajisjet e ngjitjes në mal, ndërsa pas ka pasur një staf që e kanë ndihmuar. Mediat e huaja shkruajnë se probleme nuk ka pasur vetëm çifti, por edhe dasmorët, të cilëve u është dashur tre ditë për të ngjitur malin.

Të dashuruar pas alpinizmit, njihuni me çiftin që u martuan

Por, pas gjithë vështirësive, çifti i thanë “po” njëri tjetrit në një lartësi mbidetare prej 6439 metrave. Ndërkohë, kjo ka qenë ide e të dyve, pasi ishin fansa të çmendur të natyrës dhe alpinizmit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion