Po jepte parashikimin e motit, qeni i bën surprizë live meteorologut në Kanada (Video)

Një ngjarje komike dhe shumë e bukur ka ndodhur në Torondo, Kanada. Mediat shkruajnë se meteorologu Anthony Farnell teksa po jepte parashikimin e motit në trasmetim live, qeni i tij doli para kamerave, duke e shoqëruar.
Qeni, i quajtur Storm, ka bërë të gjithë për vete. Komentuesit online vetëm shkruanin sesi Storm ia kishte zbukuruar ditën, duke kërkuar që ai të dalë më shpesh me pronarin e tij në parashikimin e motit.
Mediat kanadeze shkruajnë se këlyshi Storm mezor se ndahet nga pronari i tij, duke e shoqëruar kudo që ai shkon, përfshirë dhe argëtime apo takime. Anthony, shkruajnë mediat, madje ka hapur në adresë Instagrami për Stormin, i cili që tani ka shumë fansa.


