E reja shqiptare dhunohet nga 5 persona, më pas e detyrojnë të konsumojë lëndë narkotike

Kosovë&Rajon

E reja shqiptare dhunohet nga 5 persona, më pas e detyrojnë të

Një e re nga Prishtina është dhunuar nga 5 persona dhe është detyruar të konsumojë lëndë narkotike.

E reja ka thënë në polici se është dërguar në një shtëpi të pabanuar nga një person të cilin e kishte takuar më 30 Prill. Më pas ai së bashku me 4 persona të tjerë e ka dhunuar atë dhe e ka detyruar të konsumojë lëndë narkotike.

“Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021. Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion