Muratit i dalin të "palarat", jo vetëm që është i lidhur jashtë Përputhen por së shpejti do bëhet baba

Showbiz

Muratit i dalin të "palarat", jo vetëm që

Ola dyshoi së fundmi te Murati, duke hedhur edhe disa akuza në program ku tha se ai mund të ketë një lidhje jashtë programit. Ajo solli edhe një foto të një vajze.

I vendosur në vështirësi dhe teksa dridhej, Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Megjithatë Ola nuk u qetësua nga fjalët e Muratit dhe tha se do të shkojë në biznesin e tij për ta vërtetuar këtë gjë.

Mirëpo, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” tregojnë se Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është vajza në fjalë, ndërsa “Iconstyle.al” ka siguruar një foto të sajën.

Muratit i dalin të "palarat", jo vetëm që

Sipas burimeve, Murati dhe partnerja kanë kohë që shijojnë marrëdhënien e tyre, e cila do të sjellë shumë shpejt një fryt dashurie.

ME TE LEXUARAT