Digjet makina e kryetarit të Komunës në Leposaviç, çfarë dyshon policia e Kosovës

Kosovë&Rajon

Digjet makina e kryetarit të Komunës në Leposaviç,

Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Gorski Buriç, i është djegur vetura, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, autoritetet e rendit thanë se dolën në vendin e ngjarjes pasi rreth orës 04:20 të 28 janarit pranuan informatën se në Leposaviq po digjej një veturë me targa RKS- Republika e Kosovës.

“Në afërsi të veturës, te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë, e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, u tha në njoftim.

Policia shtoi se po ndërmerr të gjitha veprimet për të hetuar këtë rast që është iniciuar si “zjarrvënie”.

Ende nuk dihet motivi i këtij incidenti. Por, në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – ishin djegur apo dëmtuar vetura me targa RKS.

Serbët në veri të Kosovës për një kohë të gjatë kishin kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës që targat e makinave të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – të konvertohen në targa RKS- Republika e Kosovës.

Por, muajve të fundit u rrit interesimi i serbëve në Kosovë për të konvertuar targat në RKS.

Së fundi, Kosova dhe Serbia po ashtu kanë nisur të lejojnë që makinat me targat e shteteve respektive të mund të lëvizin lirshëm, pa pasur nevojë që simbolet shtetërore në targa të mbulohen me letra ngjitëse.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion