Autorët e braktisën dhe i vunë flakën, gjendet një makinë e djegur pa targa në Shkodër

Aktualitet

Autorët e braktisën dhe i vunë flakën, gjendet një

Një automjet është gjetur i shkrumbuar në një rrugë dytësore në mbrëmjen e së shtunës në fshatin Grudë të Shkodrës.

Mësohet se makina e djegur është pa targa ndërsa iu është hequr edhe numri i shasisë.

Në vendi ku u gjet mjeti raportohet se nuk ka pothuajse fare lëvizje, ndërsa në vendngjarje ka shkuar forcat zjarrfikëse të Shkodrës që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri në automjet ka qenë i qëllimshëm.

Sipas hetimeve paraprake, makina është braktisur në zonë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët pasi i kanë vënë flakën me benzinë janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për gjetjen e numrit të shasisë së automjetit në pjesë të tjera për të arritur për të identifikuar se kush e ka patur në pronësi.

Deri më tani mbetet e paqartë se kush e ka djegur makinën dhe se pse iu është vendosur flaka.

Ndërkohë forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme nëse kjo makinë mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion