"Ti merr vesh nga lagiet"/ Degradon debati mes Eglës dhe Ilnisës

Showbiz

"Ti merr vesh nga lagiet"/ Degradon debati mes Eglës dhe

Ilnisa dhe Egla kanë hyrë në një tjetër përballje teksa ndodheshin në kuzhinën e Vëllait të Madh, menjëherë pas natës së spektaklit. Shkak janë bërë hatërmbetjet që banoret kishin ndaj njëra-tjetrës nga përplasjet e mëparshme dhe mosdakordësia për të ndihmuar njëra-tjetrën për të gatuar së bashku.

Ndërsa Egla ka refuzuar kategorikisht të gatuaj për t’u ushqyer Ilnisa, situata ka degraduar deri në banalitet, me Ilnisën që e ka konsideruar të folurën e aktores si tringëllimë delesh.

Kaq ka mjaftuar për ndezjen e debatit dhe nga aty, dy banoret kanë vazhduar kunjat ndaj njëra-tjetrës hidh dhe prit.

Ilnisa: Nuk na ndihmove po vazhdove me tringëllimën e deleve në veshin tonë të majtë.

Egla: Faleminderit për këshillën, por je e pandihmueshme. E vlerësoj shumë,,,

Ilnisa: Mirë ja bën…

Egla: E vlerësoj shumë, aq sa është duke më plasur vlerësimi veshëve.

Ilnisa: Leckën aty e ke në qoftë se lagesh shumë në dyshemetë e tua…

Egla: Faleminderit edhe njëherë për këshillën, ti në fakt duhet të marrësh vesh shumë nga lagiet.

Ilnisa: Unë edhe nga shplarjet marr vesh…

Egla: Lagiet, lagiet, jo larjet.

Ilnisa: Edhe nga lagiet, nga çdo gjë. Shyqyr Zotit kam një barrë me diploma jashtë.

Egla: Pastro veshin, pastro veshin sepse diplomat i kemi të gjithë.

Ilnisa: Është e kotë.

Egla: Bravo, bravo. Mirë që e kuptove.

Erjola: Na duhet edhe një pene sepse kjo vetëm me pene gatuhet.

Ilnisa: Jo, kap atë atje sepse e zëvendëson lideri nesër në mëngjes.

Egla: 9 minuta, si ti masim 9 minuta?!

Ilnisa: Me gishta.

Egla: Do të më japësh edhe gishtat e tu.

Ilnisa: Provo ta bësh me mendje sepse ti ke edhe shumë mend.

Egla: Ehhh… Meqënse e thua ti sepse unë se kam thënë ndonjëherë.

Ilnisa: Po ke mend shumë ndaj…

Egla: Se kam thënë ndonjëherë. Mesa duket ty të duket.

Ilnisa: Po si dihet o Egla, edhe mund të më dukesh.

Egla: Pse të duket sikur kam shumë mend?

Ilnisa: Nga fakti se nuk të kanë mjaftuar për të numëruar…

Erjola: Mjafton speci djegës…

Ilnisa: Erjola merr një hudhër të madhe.

Erjola: Ku mund të ketë…

Ilnisa: Mund të pyesësh…

Egla: O burra Erjola, gjej hudhrën shpejt. Edhe makaronat Erjola, shpejt. Hajde, hajde se kemi ide. Ti bëjmë içik.

Ilnisa: Hahaha vdiqa, vdiqa…

Egla: Hajde Erjola, gjej içik hudhrat.

Erjola: O Zot i madh.

Egla: Hudhra nuk ka shpirti.

Erjola: Po e heq këtë përparësen, le të gatuaj kush të dojë.

Egla: Po shyqyr që e hoqe, shyqyr që e hoqe.

Erjola: Ika, ika, ika. S’kam nerva me u marr me…

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion