Publikohet foto, ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj

Kosovë&Rajon

Publikohet foto, ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në

Gruaja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.

Burime të Gazetës10 bëjnë të ditur se i dyshuari për vrasjen e gruas është Valon Aliu, 36 vjeçar, i cili gjuajti me armë në drejtim të gruas së tij, E.C., 21 vjeçare.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me një njoftim për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua, e cila po dyshohet se u privua nga jeta nga ish-burri i saj. Ndërkaq, nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një i mitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Publikohet foto, ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person – e gjinisë femërore, ndërsa një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.

Ajo shton se hetuesit Rajonalë të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur.

Kosovë! Gruaja u ekzekutua brenda zyrave të shtetit, ish-bashkëshorti dyshohet si autor

Publikohet foto, ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në

Në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj është vrarë një grua dhe një burrë është plagosur. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan.

I plagosur ka mbetur vëllai 15-vjeçar i viktimës.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasoj nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili është dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT