“Dënojmë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it”, OSBE për dhunën në veri: Të rivendoset qetësia menjëherë

Kosovë&Rajon

“Dënojmë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it”, OSBE

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-ut, si dhe gazetarëve në komunat në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme.

“Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë për kthimin në procesin e dialogut si çështje urgjente.

Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkruhet në reagimin e OSBE-së.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion