Deklaratat e rënda të Millanoviç, flet kryetari i shqiptarëve: Ja çfarë më tha në telefon këshilltari i presidentit kroat

Kosovë&Rajon

Deklaratat e rënda të Millanoviç, flet kryetari i

Unioni i Shqiptarëve në Kroaci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit kroat, Millanoviç, sipas të cilit Kosova i është marrë Serbisë, së cilës i përkiste dhe se ai nuk vë në dyshim pavarësinë e Kosovës, por konceptin e standardeve të dyfishta perëndimore.

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Esat Çollaku tha në një intervistë për Euronews Albania se i kanë çuar një letër nga e cila presin falje publike dhe deri tani kanë marrë përgjigje vetëm një telefonatë nga këshilltari i presidentit kroat.

“Ne jemi duke e pritur, nuk kam marrë ende një përgjigje decizive dhe të saktë se çfarë do të bëjë presidenti, megjithatë sot presidenti është në heshtje fare,” – u shpreh Çollaku duke theksuar se një sjellje e tillë është shumë e rrallë nga Millanoviç.

ME TE LEXUARAT