"E kisha paralajmëruar...", Karamuço plas "bombën": Hakerohet "Air Albania", ja afati që i është vendosur kompanisë

Aktualitet

"E kisha paralajmëruar...", Karamuço plas

Kompania ajrore shqiptare Air Albania, raportohet se ka rene pre e sulmit te hakerave.

Dyshohet se jane grupet iraniane qe kane shtene ne dore te dhenat e Air Albaina, duke krijuar keshtu nje lidhje mes autoreve te sulmit kibernetik qe goditi Shqiperine vitin e fundit. 

"E kisha paralajmëruar...", Karamuço plas

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e tij për sulmet kibernetike në vend ndaj kompanive të sektorit privat.

Karamuço shkruan në "Facebook" se kompanisë "Air Albania" i janë hakeruar së fundi të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 Shkurt 2023 për të paguar gjobën në këmbim të kthimit të tyre.

"Kisha kohë që paralajmëroja sulmet kibernetike ndaj kompanive të sektorit privat në Shqipëri.

Kompanisë AirAlbania i janë hakeruar së fundi të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 Shkurt 2023 për të paguar gjobën në këmbim të kthimit të tyre nga grupi kriminal kibernetik ( LockBit ransomware group)", shkruan Karamuço.

ME TE LEXUARAT