Covid-19 në Kosovë, 102 pacientë po trajtohen në spital, 5 pacientë në gjendje të rënduar

Kosovë&Rajon

Covid-19 në Kosovë, 102 pacientë po trajtohen në spital, 5

Situata e Covid-19 në Kosovë ka ardhur duke u përmirësuar, sa i përket viktimave dhe rasteve të infektimeve. Sipas njoftimit të ShSKUK, janë të paktën 102 persona që po kurohen në spital, 5 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“ShSKUK: 102 pacientë në trajtim nga COVID-19. Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 102 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 23 pacientë; Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 8 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19; Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë; Spitali i Prizrenit, 11 pacientë; Spitali i Gjakovës, 4 pacientë; Spitali i Gjilanit, 11 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë; Spitali i Ferizajt, 14 pacientë”, shkruan SHSKUK në facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion