“Abortimi i krizës energjitike është mashtrim”, Vasili thirrje SPAK të hetojë qeverinë

Politikë

“Abortimi i krizës energjitike është mashtrim”,

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar së fundmi për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për rritjen e çmimeve, për shkak të krizës. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kjo ishte një tjetër mashtrim i Ramës, duke pyetur SPAK pse nuk heton qeverinë.

“Abortimi i krizes se kryeministrit frikacak dhe drejtesia e kapur! Abortimi i gjasme krizes energjitike erdhi shume shpejt si cdo mashtrim i trashe i ketij kryeministri te kapur dhe vulgar. Rama foli per kataklizem energjitike, foli e tha qe çmimet jo vetem do te rriten, por nuk do te ulen edhe kur kriza te kete mbaruar.

Por sapo qe i gjithe opinioni dhe politika u ngrit ne kembe dhe provoi qe kjo ishte thike pas shpine per shqiptaret e varfer dhe mashtrim per te mbuluar baderdine me parate publike nga qeveria OSHE dhe KESH, Rama i trembur gjer ne palce u terhoq turpshem. U tund mali dhe polli nje mi! Kataklizmoja u harrua dhe na doli qe gjendja ne hidrocentralet qenka e mire.

Deklaratat apokaliptike te se djeles se shkuar te kryeministrit u harruan dhe veç dihatjes histerike dhe shqyerjes se syve te aktrimit mashtrues nuk mbeti asgje tjeter. Por mbeti edhe fakti qe strategjia e piset e kryeministrit ishte: te provojme t’ua rrisim çmimin e energjise, po e hengren dhe nuk reaguan mire, ne te kundert terhiqemi sikur s’ka ndodhur gjē.

Ky mashtrim i rende publik ishte paradhoma e nje gracke te re te menduar nga Rama dhe te tijte per te mbushur arken e boshatisur te shtetit me gjakun dhe sakrificat e shqiptareve duke u futur edhe te buka e gojes se tyre. Kryeministri frikacak abortoi dhimbshem dhe ne fund te te gjithe kesaj krize si furtune ne gote mbeti vetem fakti qe rrogat e pensionet nuk do te rriten kurre sa te jete Rama!

Asgje e re kur dihet qe per kete kryeminister shqiptaret nuk ekzistojne sepse ekzistojne vetem miliardat e koncesioneve, qe ndahen me oligarket, ekzistojne qindra tendera sekrete dhe te hapur, qe grijne miliona etj etj. Por asgje nga keto nuk ka rendesi pasi dihet qe kryeministri eshte i akaparuar nga mijra interesa te tjera te errta, te cilat jane te gjitha kunder shqiptareve!

Por ka shume rendesi vetem nje çeshtje, ne kete moment kur shperdorimi i postit te kryeministrit ka arritur kulmin dhe qe eshte roli i drejtesise perballe abuzimit te dhunshem te postit shteteror dhe pasojave qe ai ka mbi njeriun e thjeshte. Ndaj te gjithe pyesim me ze te larte:

Perse SPAK-u ka taposur gojen? Perse SPAK-u mbyll syte dhe nuk heton Qeverine OSHE dhe KESH per shperdorimin e tmerrshem me parate publike dhe demin kolosal? Perse SPAK- nuk heton kryeministrin qe shperdoron pushtetin per deklaratat destabilizuese per gjoja krize duke tronditur shqiptaret? Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje te funksionoje me regji?

Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje eskursionet nga Lushnja, Pogradeci,cironkat e deri tek RTSH, por pa u ndalur kurre e kurre te qeveria? Kjo krize e stisur nga Rama kerkon ndeshkim shume te rrepte nga drejtesia. Kjo Drejtesi e ashtuquajtur e “re” nuk perballet me kete manipulim publik kaq te rende, nuk perballet as me baderdine e OSHE dhe te KESH, nuk perballet as me Teatrin, Inceneratoret, Beçhetin? Atehere ç’dreq drejtesie eshte kjo??”, shkruan Vasili.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion