U përfshi në një sherr jashtë shërbimit, e pëson keq polici në Korçë

Aktualitet

U përfshi në një sherr jashtë shërbimit, e pëson

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një efektiv policie, pasi u përfshi në një sherr të ndodhur mes një grup të rinjsh. Mësohet se polici, E.J 21 vjeç ishte jashtë shërbimit, në momentin e ngjarjes.

Sipas informacioneve zyrtare, i riu ka ndërhyrë në konfliktin mes 2 rinjve duke nxjerr armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës i policisë. Ai gjithashtu nuk ka bërë as deklarimin e ngjarjes, duke bërë që ndaj tij të nis procedimi penal për “shpërdorim të detyrës”.

Penalisht është proceduar edhe shtetasi A. K., i cili ka dëmtuar me sende të forta E.Sh 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion