Covid-19 “gjunjëzon” Kosovën, humbin jetën si pasojë e virusit nënë e bir

Kosovë&Rajon

Covid-19 “gjunjëzon” Kosovën, humbin jetën si

Thellohet tragjedia në Kosovë, si pasojë e Covid-19. Mediat vendase shkruajnë se si pasojë e virusit kanë ndërruar jetë nënë e bir. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rahovec dhe lajmin e bëri me dije kryetari i komunës, Smajl Latifi.  

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju!”, shkruan ai në Facebook.

Kryetari nuk ka dhënë detaje në lidhje me vendin ku viktimat e kanë marrë virusin. Ndërkohë, këtë javë, Kosova ka shënuar viktima të shumta si pasojë e Covid-19, të personave të rinj në moshë. Kujtojmë se kanë ndërruar jetë edhe dy gra shtatëzanë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion