Sherr me thika mes të rinjve në pedonalen e Shkodrës, plagoset 30-vjecari

Nje plagosje me thike ka ndodhur mbremjen e sotme ne Shkoder.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur ne pedonalen prane Ures se Bunes.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.


