Boksieri shqiptar Besar Nimani vritet me armë sapo doli nga lokali në Gjermani

Kosovë&Rajon

Boksieri shqiptar Besar Nimani vritet me armë sapo doli nga lokali në

Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani, është vrarë mbrëmjen e të shtunes me armë zjarri në Bielefeld të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportuan se Besar Nimani është qëlluar për vdekje jashtë një restoranti në Gjermani.

Një grup prej rreth 6 personash i bënë prite shqiptarit, duke e qëlluar me breshëri plumbash.

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan rreth 8 të shtëna.

Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.

Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit.

Boksieri që ka garuar në kategorinë supervelter, raportohet të jetë sulmuar edhe në vitin 2013.

Ka pasur 27 ndeshje, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

ME TE LEXUARAT