Arrestohet ish-kryeprokurori special i Malit të Zi, akuzohet se ka krijuar një organizatë kriminale

Kosovë&Rajon

Arrestohet ish-kryeprokurori special i Malit të Zi, akuzohet se ka krijuar

Ish-kryeprokurori special i Malit te Zi, Milivoje Katniq është arrestuar nga policia fqinje.

Katniq dhe ish-zyrtari i lartë i policisë Zoran Lazoviq janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT). Lazoviq dhe Katniq u arrestuan nga oficerët e SPO-së me urdhër të SDT-së, e cila i dyshon për krijimin e një organizate kriminale dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Milivoje Kantiq u zgjodh kryeprokuror special për herë të parë në mesin e vitit 2015 dhe u rizgjodh në vitin 2020. Ai është akuzuar për zhdukje dhe fabrikim të provave në rastin e njohur si “grusht shteti”. Ai gjithashtu u akuzua për krime gjatë rrethimit të Dubrovnikut, të cilat ai i mohoi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion