U aksidentua nga shoferi i dehur në Qafë-Thanë, kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën pas 5 ditësh në koma

Aktualitet

U aksidentua nga shoferi i dehur në Qafë-Thanë, kjo

Kjo është 24-vjeçarja që ndodhej në koma dhe nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra nga një aksiden në aksin rrugor “Përrenjas-Qafë Thanë”.

Vajza 24-vjeçare ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes. 44-vjeçari Jetmir Daci përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

Në testin e bërë rezulton se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Pas ngjarjes së rëndë autori u ndalua nga policia, por u lirua nga Prokuroria, ndërsa sot pas 5 ditësh, u vendos ndalimi i tij.

Artan Pishkashi, emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion