Arrestime politike? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Kosovë&Rajon

Arrestime politike? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet

Serbia po vijon me ndalimet e qytetarëve nga Kosova në pikat kufitare, duke i justifikuar këto veprime me akuza për pjesëmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas burimeve të IndeksOnline, rasti i fundit ka ndodhur në pikën kufitare Bajakovo, mes Kroacisë dhe Serbisë, ku është ndaluar shtetasi kosovar Behar Preniqi. Ai ishte në rrugë nga Gjermania drejt Kosovës në momentin e ndalimit.

Preniqi dyshohet se është arrestuar me akuzën për “krime lufte”, me pretendimin se ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Megjithatë, sipas informacioneve, gjatë kohës së luftës ai ka qenë vetëm 16 vjeç.

Ky rast ngre sërish shqetësime mbi vazhdimin e praktikave represive të autoriteteve serbe ndaj qytetarëve kosovarë, veçanërisht në kufi, përmes një fushate që perceptohet gjerësisht si politike dhe e motivuar nga ndjenja hakmarrjeje.

ME TE LEXUARAT