Aksidentoi 11 makina në Prishtinë, arrestohet shoferi i kamionit

Kosovë&Rajon

Aksidentoi 11 makina në Prishtinë, arrestohet shoferi i kamionit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Veternik, që bllokoi gjithë Prishtinën.

Shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Të dhënat për këtë aksident ndryshojnë nga ato që dha dje Policia. Përderisa në konfirmimin e djeshëm u tha se nga ky aksident janë lënduar 11 persona, në raportin 24 orësh thuhet se lëndime nga ky aksident kanë pësuar tetë persona, pesë burra dhe tri gra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshim ka edhe te numri i automjeteve të përfshira. Dje u tha se në këtë aksident janë përfshirë 11 vetura e një kamion, në raport sot thuhet se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe shtatë veturave.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – Veterrnik, Prishtinë 11.10.2024 – 14:30. Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave.

Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raport.

ME TE LEXUARAT