Lëvizte i armatosur në Tiranë, “Shqiponjat” kapin 30-vjeçarin, çfarë iu nga kontrolli

Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, “Shqiponjat” kapin

Nje i ri u arrestua me arme ne Tirane gjate operacionit policor te koduar “Fast”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me dy krëhra e municion luftarak, arrestohet poseduesi.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas, pasagjer në një automjet, që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Laprakë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krëhra dhe municion luftarak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion