Aksidentohet një autobus me nxënës në Kosovë, humb jetën shoferi, disa të plagosur!

Kosovë&Rajon

Aksidentohet një autobus me nxënës në Kosovë, humb

Një aksident tragjik ka ndodhur në Vushtrri, Kosovë,  pasi një automjet që tranportonte nxënës ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Galicë ku për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 59-vjeç dhe 7 nxënës kanë mbetur të lënduar.

“Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge”, njofton policia.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka reaguar në Facebook ku i shpreh ngushëllime familjes së shoferit që humbi jetën në aksident.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në komunën tonë gjatë paradites së sotme. Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion