Në burg për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri kërkojnë lirinë në apelin e GJKKO-së!

Aktualitet

Në burg për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, kanë ankimuar masën e sigurisë arrest me burg, vendim i lënë në fuqi nga GJKKO, pasi akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Apeli i GJKKO ka regjistuar sot ankimimin e tyre, ndërsa gjyqtarja e çështjes është caktuar Tereza Merkaj.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 20 akti, datë 13.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve S.R., A.B., B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 12, datë 17.02.2025 dhe vendimit nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Tereza Merkaj", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion