Aksident me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë, e përfshirë makina e Policisë, 5 të plagosur

Kosovë&Rajon

Aksident me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë, e

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel ku tre persona kanë mbetur të vdekur.

Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, njofton Policia.

Policia tutje njofton se hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

“Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, njofton Policia.

NJOFTIMI:

“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje theksohet se njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

“Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion