1 vit pandemi, 12635 të infektuar dhe 1776 viktima në Kosovë

Kosovë&Rajon

1 vit pandemi, 12635 të infektuar dhe 1776 viktima në Kosovë

Në një vit pandemi botërore, për shkak të Covid-19, Kosova ka publikuar raportin e pasojave që ky virus ka lënë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se jnë konfirmuar me Covid 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë. Ndërsa kanë mbetur të vdekur 1.776 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”

ME TE LEXUARAT