Moti plot surpriza, ja parashikimi për ditën e sotme
Lajmifundit
/
23 Mars 2021, 07:55
Aktualitet

Vendi ynë ditën e sotme do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë mëngjesit. Sipas MeteoAlb mesdita sjellë shtim të vranësirave në veri dhe juglindje të vendit duke gjeneruar reshje të izoluar shiu e dëbore. Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 10°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.


