Tragjike në SHBA, vdesin 10 persona në Kolorado pas sulmit me armë

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me armë që u bë një ditë më parë në një market ushqimor në Kolorado. Mediat e huaja shkruajnë se një burrë i armatosur ka hapur zjarr që solli pasoja fatale. Ngjarja e rëndë ndodhi në Boulder, rreth orës 14:30 sipas orës lokale, ndërkoh që akoma nuk dihen motivet që çuan atentatorin të hapte zjarr në market.
Mësohet se autori i ngjarjes fatale ka rënë në pranga, cili sipas pamjeve që janë publikuar në mediat e huaja ai del nga marketi i plagosur në këmbë. Kujtojmë që në harkun kohor të një jave ky është sulmi i dytë në SHBA.
Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë së Boulder Maris Herold konfirmoi se një i dyshuar ishte në paraburgim dhe po merrte trajtim spitalor. "Unë dua të siguroj komunitetin se ata janë të sigurt," tha ai. Herold e quajti oficerin e vrarë Eric Talley, një 51-vjeçar i cili kishte qenë në departamentin e policisë Boulder që nga viti 2010. "Oficeri Talley ishte i pari në vendngjarje dhe ai u qëllua për vdekje".
Herold nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat, por tha se hetimi ishte "shumë kompleks" dhe do të duheshin "jo më pak se pesë ditë për të përfunduar". Emrat e viktimave të tjera nuk do të bëhen të ditura derisa të informohen të afërmit.
Presidenti Joe Biden është informuar në lidhje me të shtënat. Muajin e kaluar, Z. Biden tha se ai do të rekomandonte një legjislacion më të rreptë për të siguruar kontrollet e historisë për këdo që dëshiron të blejë një armë zjarri.


