Kaos në bulevard, aksion i policisë! Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, të rinjtë nuk dorëzohen, iu kthehen me gurë
Lajmifundit
/
17 October 2026, 17:34
Aktualitet

Situata para kryeministrisë për momentin është një kaos total. Protesta u ndez orëve të drekës.
Protestuesit morën para policinë me gurë dhe molotovë pavarësisht sasisë së madhe të gazit lotsjellës.
Forcat Shqiponja ndërmorën një aksion ndaj protestuesve.
Në një moment të rinjtë u shpërndanë në disa drejtime, por u rigrupuan sërish dhe iu kundërpërgjigjën policisë më gurë.
Edhe këta nga ana e tyre goditën mbrapsht të rinjtë me gurë.


