Protesta në Tiranë/ Ambulanca merr një tjetër të lënduar, vijojnë tensionet pranë Kryeministrisë
Lajmifundit
/
17 October 2026, 15:44
Aktualitet

Një tjetër person i lënduar gjatë protestës në Tiranë është marrë nga ambulanca për të marrë ndihmë mjekësore.
Situata gjatë protestës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa ekipet e urgjencës po ndërhyjnë për t’u ardhur në ndihmë personave të lënduar.
Ambulanca ka marrë një tjetër person nga zona ku po zhvillohet tubimi, por ende nuk ka informacion të konfirmuar për identitetin e tij dhe gjendjen shëndetësore.
Protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.


