FOTO/ Ballist Morina i bën dhuratën e veçantë Erjon Vishkullit: Të paçim si Kastriot tanë jetën!

Aktualitet

FOTO/ Ballist Morina i bën dhuratën e veçantë Erjon

Erjon Vishkulli ka marrë së fundmi një dhuratë të veçantë nga Ballist Morina i njohur si “ “Heroi i Beogradit”. 

Me anë tê një postimi të ndarë mëngjesin e sotëm në Instagramin e tij, Erjoni zbulon se Morina i ka bërë dhuratë një bluzë me flamurin Autochthonous.

screenshot-20261101-111222-facebook-6ae71158d0147.jpg

“Për autoktonin Erjon Vishkulli. Të paçim si KASTRIOT tanë jetën!” shkruhet në një letër të vendosur përbri dhuratës së Erjonit.

28-vjeçari ka marrë dhuratën në mesin e ditëve të veçanta të jetës së tij pasi ndërhyrja kirurgjikale e kryer në Itali, e cila u mundësua nga qeveria shqiptare, u krye me sukses. Mjekët italianë arritën t’i shpëtonin syrin e majtë Erjonit, që u plagos me plumb gome në protestën e mbajtur fundjavën që lamë pas.

Ndersa Ballist Morina u bë i njohur për publikun pas dronit të ngritur në stadium gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në vitin 2014.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion