“Ikni në shtëpi, jeni kalamaj”, efektivët e FNSH-së ndalojnë gjimnazistët e Kamzës të hyjnë në Tiranë

Aktualitet

“Ikni në shtëpi, jeni kalamaj”, efektivët e
Gjimnazistët e Kamzës, të cilët bojkotuan mësimin që prej mëngjesit të sotëm, janë duke u përballur me policinë. Ata janë penguar të vijojnë rrugën drejt kryeqytetit, ku synonin t’u bashkoheshin protestuesve të tjerë.

Gjatë përballjes me efektivët e policisë, një prej punonjësve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u është drejtuar gjimnazistëve me fjalët: “Ikni në shtëpi se jeni kalamaj, ç’punë keni ju me të tjerët?”.

Protestat e të rinjve  që kane nisur prej disa ditësh lidhen me pakënaqësitë për arsimin dhe zhvillimet e fundit në vend.

ME TE LEXUARAT