Hua 302 milionë dollarë me SHBA-në/ Gjykata Kushtetuese kalon në seancë padinë e PD-së, ja çfarë kundërshton opozita

Aktualitet

Hua 302 milionë dollarë me SHBA-në/ Gjykata Kushtetuese kalon

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se gjatë miratimit të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në janë shkelur procedurat.

Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ligjin që miraton këtë marrëveshje, duke deklaruar se nuk e kundërshton atë në parim, por procedurën përmes së cilës u miratua në Kuvend.

Sipas PD-së, shumica parlamentare ka shkelur Kushtetutën dhe standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, duke mos u dhënë deputetëve kohën dhe mundësinë për t’u njohur me përmbajtjen e marrëveshjes dhe për të ushtruar funksionet e tyre parlamentare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion