“Gjenerata Z merr drejtimin”/ Njoftohen protesta në Gjermani më 31 tetor, policia përgatitet për skenarë të dhunshëm

Bota

“Gjenerata Z merr drejtimin”/ Njoftohen protesta në Gjermani

Nën sloganin “Brezi Z merr drejtimin”, nisma “Gen Z” ka njoftuar organizimin e protestave edhe në Gjermani, më 31 tetor.

Policia gjermane ka nisur përgatitjet për operacione në shkallë të gjerë, duke marrë parasysh edhe mundësinë e përplasjeve të dhunshme.

Protestat pritet të zhvillohen në të paktën 21 qytete të mëdha të vendit. Ndër çështjet kryesore që do të ngrihen janë arsimi, kostoja e jetesës dhe kundërshtimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Distancohemi plotësisht nga çdo formë dhune”, deklaroi bashkëthemeluesi i nismës, Akram Zelo. Ai theksoi se personat që njoftojnë autoritetet për organizimin e tubimeve në qytetet përkatëse janë gjithashtu përgjegjës për garantimin e zhvillimit paqësor të tyre.

Nga ana e policisë, kreu federal i Sindikatës së Policisë Gjermane (GdP), Jochen Kopelke, shprehu shqetësimin e tij në një prononcim për gazetën BILD, duke theksuar se Gjermania duhet ta marrë seriozisht situatën, të cilën e cilësoi të paparashikueshme.

“Ajo që po më tregojnë aktualisht njësitë e policisë është se është e pamundur të kuptohet realisht se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Kopelke.

Ai shtoi se raportimet nga kolegët e tij në Francë janë shqetësuese, duke iu referuar përplasjeve të fundit në rrugët franceze.

“Është shumë e trishtueshme ajo që më thonë kolegët e mi në Francë. Bëhet fjalë për luftime në rrugë. Historia e Gjermanisë tregon se edhe ne i kemi përjetuar këto situata. Nuk është e pamundur që ato të ndodhin edhe në Gjermani, dhe këtë e dimë nga e kaluara”, theksoi ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion