Formacioni i ri i Maran për Finlandën/ Rikthehen emrat e mëdhenj, ja dy dilemat

Sport

Formacioni i ri i Maran për Finlandën/ Rikthehen emrat e mëdhenj,

Me 6 pikë në “xhep”, Shqipëria sfidon Finlandën me një objektiv të qartë, kjo është një transfertë që nuk duhet humbur për të ruajtur statusin si kryesues në Grupin 3 në Ligën C. 

Trajneri Ronaldo Maran pritet t’i rikthehet formacionit të tij bazë, ose më saktë, të njëjtit grup që luajti kundër Bjellorusisë në ndeshjen e parë në Nations League.

Në portë pritet të rikthehet Etrit Berisha, ndërsa dyshja e qendrës nuk ndryshon me Gjimshitin dhe Ismajlin që do të zbresin nga minuta e parë.

Në krah të djathtë rikthehet Hysaj, ndërsa balotazhi i vetëm është në krahun e majtë, Pilo ose Mario Mitaj.

Titullar në mesfushë është projektuar edhe Asllani, ndërsa Shehu ka fituar kuota në raport me Ramadanin. I paprekshëm është Ernest Muçi, i cili do të dirigjojë fazën ofensive, rolin e organizatorit, ndërsa nga minuta e parë pritet të zbresin Mehmeti në të majtë dhe Uzuni në të djathtë.

Pika e referimit në majën e sulmit pritet të jetë sërish Rey Manaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion