"Fluturimet nuk janë pezulluar!" Aeroporti i Rinasit rrëzon lajmet e rreme: Puna vijon normalisht

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar pas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale lidhur me funksionimin e tij. Aeroporti përgënjeshtron pretendimet për ndërprerje të fluturimeve, duke sqaruar se puna vijon normalisht.
Reagimi i plotë
Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, sqarojmë se:
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën, në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar. Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport. Përkundrazi, jemi në operacionalitet të plotë, duke i shërbyer me efikasitet çdo pasagjeri.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për informacione mbi kalendarin dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe mbi funksionimin e aeroportit.
Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!


