Sherri i armatosur mes fqinjëve, tentoi ta vri'ste me kosore, policia arreston 62-vjeçarin në Peqin

Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Peqin. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka tenuar të vrasë fqinjin e tij me kosore.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie në fshatin Kodras. 62-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ndërkohë, 52-vjeçari i plagosur ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
“Peqin/Tentoi të vriste fqinjin me kosore, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kodras një shtetas ishte goditur me kosore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin I. H., 62 vjeç, banues në fshatin Kodras, Peqin.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij, shtetasin A. D., 52 vjeç, për motive pronësie. 52-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


