Tirana në mosbindje civile, kryeministri Rama udhëton në Austri, zbulohet me kë do të takohet

Politikë

Tirana në mosbindje civile, kryeministri Rama udhëton në Austri,
Ndërkohë që kryeqyteti shqiptar është përfshirë prej pesë ditësh nga protesta të forta që kanë kaluar në mosbindje civile, Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë agjendën e tij ndërkombëtare. 

Agjencitë austriake të lajmeve, të konfirmuara edhe nga burime pranë Kryeministrisë, raportojnë se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim zyrtar ditën e hënë me kancelarin e ri austriak, Christian Stocker.

Takimi, i cili është planifikuar të mbahet në orën 12:00 në selinë e Kancelarisë në Vjenë, vjen në një moment tejet të tensionuar për Shqipërinë. 

Prej rreth pesë muajsh, qytetarët kërkojnë vazhdimisht dorëheqjen e Kryeministrit, një kërkesë që së fundmi ka kulmuar me përplasje dhe dëmtime të theksuara të pronës.

Pavarësisht presionit masiv dhe kushtit të panegociueshëm të protestuesve për largimin e tij, kreu i qeverisë mbetet i palëkundur. Objektivi i tij vazhdon të jetë mbajtja e mandatit të katërt historik, me qëllimin e vetëm për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian. 

 

Vetëm pas arritjes së këtij pikësynimi madhor pritet një rishikim i mundshëm i pozicionit të tij në krye të shtetit, bazuar në deklaratat e bëra së fundmi në media dhe rrjete sociale.

Përballë kaosit në vend, reagimi i vetëm i Kryeministrit ka qenë një dalje në orët e para të mëngjesit për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga protestuesit. 

Gjatë këtij inspektimi, është garantuar dëmshpërblimi i plotë për të gjitha bizneset private të prekura dhe rikonstruksioni i institucioneve shtetërore të dëmtuara. Qëndrimi institucional mbetet i prerë: nuk ka asnjë plan për dorëheqje, por vetëm përballje me situatën aktuale politike.

ME TE LEXUARAT