"Euro vazhdon rënien e lirë! Çfarë po ndodh në tregun valutor?

Aktualitet

"Euro vazhdon rënien e lirë! Çfarë po ndodh në

Euro po vijon të humbasë vlerë përballë lekut, duke thelluar diferencën mes kursit zyrtar dhe atij që ofrojnë agjentët e tregut valutor. Në fund të javës, sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej me 91.32 lekë, ndërsa në treg kuotimet zbresin në 90.5 lekë.

Krahasuar me një vit më parë, mbiçmimi i lekut ndaj euros ka kaluar 5%, duke ushtruar presion mbi bizneset dhe qytetarët që marrin të ardhura në valutë.

Për të përthithur ofertën e lartë të euros dhe për të zbutur forcimin e lekut, Banka e Shqipërisë ka shtuar ndërhyrjet në tregun valutor.

Gjatë viteve 2024–2025, banka bleu mbi 2 miliardë euro, ndërsa vetëm në gjysmën e parë të vitit 2026 blerjet arritën në rreth 664 milionë euro, një rekord për këtë periudhë.

Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, euro mbetet nën presion, ndërsa zhvlerësimi i saj vijon të ndikojë në të ardhurat nga eksportet, turizmi dhe remitancat.

ME TE LEXUARAT