Eksperti bën deklaratën e FORTË: Ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë! "Habitet" moderatori

Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.
Metani u shpreh se në protestë ka pasur edhe punonjës policie me precedentë kriminalë.
Sipas tij, në Policinë e Shtetit ka persona të dyshuar si vrasës me pagesë. Ndërsa moderatori Rakipi, iu përgjigj me nota humori duke thënë se histori të tilla i kishte parë vetëm në filma.
Pjesë nga biseda në studio:
Rakipi: Pamë të rinj në shesh, studentë dhe gjimnazistë. Si e shpjegoni faktin që shoqëria nuk u bashkua masivisht?
Metani: Pak më parë protestuesit u cilësuan si huliganë.
Hila: E thashë për ata me maska dhe që sulmuan policinë.
Rakipi: Ore, unë bëj pyetje, më jep përgjigje.
Metani: Po për përgjigje jam këtu. Nëse protestuesit heqin maskën, do të shihni mjekë, artistë, të rinj, sportistë.
Rakipi: Pse, mjekë janë ata me maska?
Metani: Po.
Rakipi: Ju vetë keni vënë maskë?
Metani: Jo, unë kam qenë për të mbrojtur protestuesit. Nëse nga ana e policisë apo ata të PS-së do të hiqnin maskat, do të shihnit persona të kërkuar nga SPAK-u.
Rakipi: Emra.
Metani: Gjatë ditës së tretë ose të katërt, me miqtë e mi protestues, kur vinin forcat operacionale… Pasi vijnë drejt nesh, ne ishim me vajza dhe djem në grup. I them policisë që jemi protestues paqësorë, ndërkohë njëri nga punonjësit godet një nga miqtë tanë. I them: “Ç’bën?”. Më thotë që e goditi sepse kishte maskë.
Rakipi: Më the gjë tjetër. Më jep emrat.
Metani: I do me emra?
Rakipi: Po, mo.
Metani: Ata me maska, David Metani dhe Rigers Mestani. Këta dy persona funksionojnë si mercenarë të atij që drejton Komisariatin nr. 3.
Rakipi: Dakord.
Metani: E di ti që ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë?
Rakipi: Në filma kam parë shumë.
Metani: T’i sjell unë, nëse nuk i ke parë.
Rakipi: Faleminderit shumë.


