“E urrej të enjten”, Shalsi: Non-grata dirigjon teatrin, deputetë që shajnë nga familja
![]()
Deputeti socialist Eduart Shalsi, i ftuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, foli mbi situatën politike dhe protestat në Shqipëri.
Ai e cilësoi skandaloze sjelljen e deputetëve në parlament, duke folur për dhunën dhe përplasjet gjatë seancës së sotme.
Sipas Shalsit, një nga deputetët e PD-së, Fidel Kreka, të cilin nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë, e pa sot për herë të parë, kur po godiste dhe shante deputetin Ervin Hoxha.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Si do të vejë kjo punë në parlament?
Shalsi: Është dita më e shëmtuar e javës.
Rakipi: Sot?
Shalsi: Dita e parlamentit është më e shëmtuara e javës për mua. Ka një parlament ku është ajo e së enjtes, ku njëra është ai teatri i madh, dhe tjetra është puna në komisionet parlamentare. Unë jam i fokusuar te puna parlamentare. Ka ligje që as nuk kanë vëmendje mediatike, por që pasqyrojnë probleme reale për qytetarët, apo edhe ligje me të cilat përafrojmë legjislacionin tonë me atë të BE-së. Nëse do të më pyesje, dita e enjte është një ditë e shëmtuar për mua.
Rakipi: Të mbyllet parlamenti fare.
Shalsi: Po shikoni skenat. E dini kush është e bukura? Që në një moment këta tipa… Se edhe unë u nxehа sot.
Rakipi: Mund t’i bije njëherë Flamurtit, apo jo?
Shalsi: U futa për të ndarë, sepse aty po shaheshin nga gratë deputete me vulgaritet. Është edhe një tip aty që shtyn Ervin Hoxhën. Unë nuk e kisha parë ndonjëherë.
Rakipi: Ervin Hoxha kush është?
Shalsi: Një personalitet. Pastaj ishte edhe një korçar që unë nuk e kam parë ndonjëherë.
Rakipi: Ndoshta këtë gjë di të bëjë ai.
Shalsi: Prandaj thashë që është ditë e keqe për mua. Ajo është opozita, more, nuk e përcaktojmë dot ne sjelljen.
Rakipi: Kështu do të vazhdojë, mo?
Shalsi: Ky parlament ka kohë që është në një situatë të rëndë, edhe pa pasur këtë situatë.
Rakipi: Po bëni zgjidhje, që të sillni njerëz më seriozë.
Shalsi: Po kë do të sjellë opozita, mo?
Rakipi: Po pse, ju mendoni se jeni më të mirë se këta të Saliut?
Shalsi: Po ju thashë, mo. E dini ju çfarë diskutuam dy javë më parë, për ligjin e ujit?
Rakipi: Jo, e thashë ngaqë thatë se kështu ndodh. Ajo vazhdon edhe jashtë. Tani kështu do të vazhdojmë, mo?
Shalsi: Kjo gjë nuk është në dorën tonë. Këto janë të sajuara. Shihni, non-grata jep udhëzime. Kjo nuk është në dorën tonë. Ka edhe një parlament tjetër, atë të komisioneve parlamentare.


