“E bëj për hir të Zotit dhe rinisë”/ Shaban Mrika, me veshje popullore e flamur në dorë, nuk u largua nga sheshi për 150 ditë

Të gjithë e kemi parë në protestë imazhin e tij, i veshur me veshje popullore dhe me një flamur gjigand në dorë, ku shihet shqiponja dy krenare, stema e UÇK dhe flamuri “Autoktonus”.
Shaban Mrika është personazhi i njohur i protestës, që për 150 ditë me radhë nuk ka munguar në shesh, as atëherë kur protestat ishin paqësore, dhe as kur mbi qytetarët hidhej gaz lotsjellës, ujë me kimikate dhe të rinjtë dhunoheshin me shkopa gome e qëlloheshin me plumba gome.
Në një prononcim televiziv, ai u shpreh se në shesh del për rininë, ndërsa është shprehur se nuk do ta braktisë sheshin deri në ditën fundit të protestave.
“Protestojmë për një jetë më të mirë për rininë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Të gjitha premtimet që në 2013 janë boshe dhe gënjeshtra. Për 13 vite në Angli kanë ndryshuar detyrën 7 kryeministra për një gjë më të vogël. Ky do të bëhet mbret.
150 ditë protestë, e bëj për hir të Zotit dhe rinisë. Do të vijoj të jem në protestë deri në fund”, ka deklaruar ai.


